Nis riparimi i ulëseve dhe pastrimi i mbeturinave në sheshet e Prishtinës

Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për riparimin e ulëseve, shportave dhe mbeturinave nëpër kanale.

Lajme

01/04/2019 11:23

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për riparimin e ulëseve, shportave dhe mbeturinave nëpër kanale.

Ai ka lutur qytetarët e Prishtinës që t’i ruajnë këto investime.

“Si pjesë e punimeve në shesh, është riparu çdo bankë/ulëse, shportat e xhepit dhe po pastrohen mbeturinat nga kanalet. Po riparohen pllakat dhe gurët e dëmtuar. Lusim qytetarët për bashkëpunim në ruajtjen e investimeve të përbashkëta”, ka shkruar Ahmeti në Twitter. /Lajmi.net/