Nis qetë votimi në veri të Mitrovicës
Në veri të Mitrovicës ka nisur votimi në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku të gjitha qendrat janë hapur me kohë. Votimet po mbahen në shtatë qendra me gjithsejtë 33 vendvotime, të drejtë vote kanë gjithsejtë 28 mijë e 4029 votues.
Lajme
Deri tani pjesëmarrja është e vogël, ndërsa vërehet prani e madhe e strukturave të sigurisë, përkatësisht policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it përreth qendrave të votimit.
Rreth 100 komisionar dhe vëzhgues shqiptarë të cilët kanë qenë të paraparë të shkojnë në këto qendra me përcjellje të policisë, kanë shkuar atje me vetëinicitivë dhe me automjetet e tyre disa edhe këmbë, ndërsa policia e Kosovës, stacioni në veri, është arsyetuar se për shkak të angazhimeve të mëdha, nuk ka arritur t’i bartë as t’u siguroj përcjellje komisionarëve shqiptarë.
Në këto zgjedhje po votohet në shtatë qendra me gjithsejtë 33 vendvotime, ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsejtë 28 mijë e 4029 votues.
(Kosovapress)