Nis ndeshja “finale”, Moldavi – Shqipëri

Para pak çastesh ka nisur ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropiani 2024. Moldavia dhe Shqipëria po përballen në stadiumin “Stadionul Zimbru”, në kuadër të Grupit E, shkruan lajmi.net. Të parët me topin kanë nisur futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë. Lojtarët e Kombëtares kuqezi në fushë janë duke u paraqitur…

Sport

17/11/2023 18:00

Para pak çastesh ka nisur ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropiani 2024.

Moldavia dhe Shqipëria po përballen në stadiumin “Stadionul Zimbru”, në kuadër të Grupit E, shkruan lajmi.net.

Të parët me topin kanë nisur futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë. Lojtarët e Kombëtares kuqezi në fushë janë duke u paraqitur me fanellat e zeza.

Kuqezinjve të Sylvinhos iu mjafton vetëm një barazim për të siguruar “biletën” që dërgon në Evropianin e vitin 2024.

Shqipëria në shkallët e stadiumit ka edhe përkrahjen e një numri të madh të tifozëve shqiptarë.

Shqipëria ka 13 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Çekia e dyta dhe tri më shumë se Polonia.

Moldavia është e katërta me nëntë pikë./Lajmi.net/