Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, pritet emërimi i ekipit negociues me VV-në

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor me Lëvizjen e Vetëvendosje.

Lajme

11/10/2019 13:16

Në këtë takim pritet të emërohet edhe ekipi për bisedime me VV-në për një koalicion të mundshëm paszgjedhor.

Mbledhja e Kryesisë po udhëhiqet nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme u zhvillua një takim Kurti – Osmani- Mustafa në të cilin u diskutuar për pikat e përbashkëta, mospajtimet dhe harmonizimin e mundshëm të programit mes dy subjekteve që dolën të parat në zgjedhje. /Lajmi.net/