Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja

Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur figurat kryesore të partisë. Mes zhvillimeve të fundit politike brenda partisë, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për të caktuar datën e mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Në këtë takim të kryesisë pritet të caktohet data e mbajtjes së kuvendit, në të cilin…

Lajme

19/01/2026 15:12

Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur figurat kryesore të partisë.

Mes zhvillimeve të fundit politike brenda partisë, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për të caktuar datën e mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Në këtë takim të kryesisë pritet të caktohet data e mbajtjes së kuvendit, në të cilin do të shqyrtohet dorëheqja e ofruar e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Me të arritur në këtë mbledhje shumë prej emrave kyç të LDK-së kanë vendosur të mos deklarohen fare, ndërsa Hykmete Bajrami dhe Armend Zemaj deklaruan se qëndrimet e tyre janë bërë të ditura e se do t’i bëjnë të ditura edhe në mbledhje, raporton lajmi.net.

Kurse Lutfi Haziri është pyetur nëse do ta shpallë kandidaturën e tij për kryetar të partisë, meqë rast tha se sot s’do të shpallen kandidaturat.

Pas rezultatit të ulët në zgjedhjet nacionale, Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike si pasojë e rezultatit të dobët zgjedhor.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë dorëheqje. Ka thënë se largimi i tij do të përcaktohet nga vota e delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Ndryshe figura të shumta brenda partisë përfshirë ish -deputetët Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, i kanë kërkuar Abdixhikut dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetarit./Lajmi.net/