​Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Aleancës, në selinë e saj në Prishtinë. Pas përfundimit të mbledhjes, në orën 18:30, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pritet të mbajë konferencë për media, ku pritet të bëhen të ditura qëndrimet dhe vendimet e këtij subjekti politik. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me…

Lajme

17/11/2026 18:26

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Aleancës, në selinë e saj në Prishtinë.

Pas përfundimit të mbledhjes, në orën 18:30, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pritet të mbajë konferencë për media, ku pritet të bëhen të ditura qëndrimet dhe vendimet e këtij subjekti politik.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temat që do të diskutohen në këtë takim.