Nis mbledhja e Kryesisë e thirrur nga Basha, s’merr pjesë askush përpos Haxhiut e Rexhepit
Edhe pse parashihej që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, askush përpos Vetëvendosjes e komunitetit jo-serb nuk morën pjesë. Në mbledhjen e thirrur nga kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha nuk shkoi as nënkryetarja tanimë e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku…

Lajme
Edhe pse parashihej që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, askush përpos Vetëvendosjes e komunitetit jo-serb nuk morën pjesë.
Në mbledhjen e thirrur nga kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha nuk shkoi as nënkryetarja tanimë e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku dhe as nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala.
Në këtë mbledhje të pranishëm janë vetëm Dimal Basha, nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu si dhe nënkryetarja e komuniteteve jo-serbe, Emilja Rexhepi.
Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.
Nënkryetarët e Kuvendit, Çitaku dhe Shala as nuk janë ulur asnjëherë në ulëset e nënkryetarëve pasi siç dihet Kuvendi vazhdon të jetë i pakonstituar dhe ka ngecur tek çështja e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e serbëve./Lajmi.net/