Nis Kuvendi Zgjedhor i LDK-së: Të gatshëm për qeverisjen e Kosovës
Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar punimet e Kuvendit e Nëntë Zgjedhor për të parin e partisë.
Lajme
Me të filluar punimet kryetari aktual Isa Mustafa ka numëruar sukseset e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton lajmi.net.
Lexo edhe:
Isa Mustafa komenton rrahjet gjatë procesit zgjedhor të LDK-së, karriget e kandidatët për kryetar
Ai ka thënë se LDK është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja për të mirën e Kosovës.
“Jam optimist për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje, Mustafa ka thënë se LDK dëshmoi se si të qeveriset pa korrupsion dhe si të mos bëhet pazare me territorin e Kosovës.
“Dëshmuam se të qeveriset pa korrupsion dhe si të ndërtohen marrëdhëniet e mira me ndërkombëtaret. Kundërshtuam që të bëhen pazare me territorin e Kosovës”, ka thënë ai. /Lajmi.net/