Nis keq rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve
Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” janë mposhtur nga Rumania me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton KosovaPress. Goli i parë i rumunëve erdhi në minutën e 40 i realizuar nga Man, pikërisht në kohën kur Kosova po e…
Sport
Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” janë mposhtur nga Rumania me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton KosovaPress.
Goli i parë i rumunëve erdhi në minutën e 40 i realizuar nga Man, pikërisht në kohën kur Kosova po e dominonte ndeshjen dhe po e kërkonte golin.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola për Rumaninë me Marin që realizoi nga penalltia në minutën e 51’ dhe Dragush në të 82-tën.
Ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve Kosova e zhvillon pas tri ditës ndaj Qipros ai mysafire.