Nis intervistimi i kandidatëve për 21 pozita për gjyqtarë të rinj

Në ambientet e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës (KGJK), të hënën ka filluar intervistomi me gojë i kandidatëve për 21 pozita për gjyqtarë rinj. Intervistat po zhvillohen para komisionit me këtë përbërje: Albert Zogaj-kryetar i Komisionit, dhe anëtarët, Bekim Veliqi, Valon Kurtaj, Arjeta Sadikaj dhe Ahmet Imami. Pas përfundimit të intervistave, KGJK-ja pritet të shpall rezultatet finale…

Lajme

13/01/2025 12:14

Në ambientet e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës (KGJK), të hënën ka filluar intervistomi me gojë i kandidatëve për 21 pozita për gjyqtarë rinj.

Intervistat po zhvillohen para komisionit me këtë përbërje: Albert Zogaj-kryetar i Komisionit, dhe anëtarët, Bekim Veliqi, Valon Kurtaj, Arjeta Sadikaj dhe Ahmet Imami.

Pas përfundimit të intervistave, KGJK-ja pritet të shpall rezultatet finale për kandidatët e suksesshëm për 21 pozita për gjyqtarë.

Për 21 pozita të hapura për gjyqtarë të rinj, 67 kandidatë kanë kaluar testin me shkrim.