Nis e përfundon e dështuar seanca e 37-të, qytetarët “lodhen” nga propozimi i njëjtë për komisionin e votimit të fshehtë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të 37-ën herë më radhë për të konstituar kuvendin. Pavarësisht se janë mbledhur 36 herë më parë, në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur asgjë. Ngjashëm është situate edhe sot. Në seancë të pranishëm ishin 92 deputetë. Me këtë rast, kryesuesi i seancës, Avni Dehari…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të 37-ën herë më radhë për të konstituar kuvendin.
Pavarësisht se janë mbledhur 36 herë më parë, në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur asgjë.
Ngjashëm është situate edhe sot.
Në seancë të pranishëm ishin 92 deputetë.
Me këtë rast, kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri thirrje që partitë e tjera të propozojnë nga një anëtar për komisionin e votimit të fshehtë, gjë e cila u refuzua sërish.
Votimi mori vetëm vota për 52 deputetë, pa abstenim pa asnjë votë kundër
Seanca pritet të vazhdojë sërish pas 48 orëve në ora 11:00.Lajmi.net/