Nis “dreka” e Kurtit me Lajçakun, po zhvillohet në një lokal në kryeqytet

Ka nisur takimi i kryeministrit Kurti me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ky takim vjen pas takimit që i pari i Qeverisë zhvilloi me ambasadorët e QUINT-it, shkruan lajmi.net. Takimi po mbahet në një nga lokalet e kryeqytetit. “E kemi një takim tash me gjithë ambasadorët të cilët janë të akredituar këtu në…

Bota

06/02/2023 13:43

Ka nisur takimi i kryeministrit Kurti me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky takim vjen pas takimit që i pari i Qeverisë zhvilloi me ambasadorët e QUINT-it, shkruan lajmi.net.

Takimi po mbahet në një nga lokalet e kryeqytetit.

“E kemi një takim tash me gjithë ambasadorët të cilët janë të akredituar këtu në Prishtinë, në Republikën e Kosovës. Por edhe me diplomatë të tjerë të vendeve mike, e kemi një takim në orën 11:00. E më pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’iu tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë, por gjëja më e mirë që filloi sot është projekti ‘Super puna’, ka thënë Kurti para nisjes së takimit me ambasadorët.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i këtij takimi i cili vjen në një kohë kur ndërkombëtarët kanë intesifikuar presionin për themelimin e Asociacionit. /Lajmi.net/