Nis bojkoti i ligjëratave në Fakultetin e Mjekësisë, në orën 13:00 takim me Rektoratin
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kanë nisur bojkotimin e ligjëratave dhe ushtrimeve, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për evidentimin e vijueshmërisë në ligjërata dhe ushtrime përmes sistemit elektronik SEMS. Nisjen e bojkotit për KosovaPress e ka konfirmuar Dion Bajrami, kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.…
Lajme
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kanë nisur bojkotimin e ligjëratave dhe ushtrimeve, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për evidentimin e vijueshmërisë në ligjërata dhe ushtrime përmes sistemit elektronik SEMS.
Nisjen e bojkotit për KosovaPress e ka konfirmuar Dion Bajrami, kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Lidhur me këtë çështje, në orën 13:00 pritet të mbahet një takim ndërmjet përfaqësuesve të studentëve dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Në këtë takim pritet të diskutohen kundërshtimet e studentëve ndaj sistemit elektronik SEMS, kërkesat e tyre lidhur me evidentimin e vijueshmërisë, si dhe mundësitë për tejkalimin e situatës së krijuar.
Pas takimit pritet të ketë më shumë informacione lidhur me qëndrimet e palëve dhe nëse do të ketë ndonjë marrëveshje për këtë çështje.