Nis aplikimi i vaksinës BCG për parandalimin e tuberkulozit te të porsalindurit në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë ka njoftuar se vaksinimi me BSZH (BCG) tashmë ka filluar të aplikohet te të porsalindurit. ​Vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve. ​Kjo vaksinë përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së…

Lajme

23/02/2026 11:17

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë ka njoftuar se vaksinimi me BSZH (BCG) tashmë ka filluar të aplikohet te të porsalindurit.

​Vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve.

​Kjo vaksinë përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së shumti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit.

​Procesi po realizohet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave që në ditët e para të jetës.

​Sipas mjekëve pediatër/neonatologë, vaksina është e sigurt, e testuar dhe rekomandohet nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare si masë efektive parandaluese.

​Kjo vaksinë është veçanërisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, pasi i mbron nga format e rënda të tuberkulozit, si meningjiti tuberkular dhe tuberkulozi i përhapur.