Nipi i Jakup Krasniqit reagon pasi Specialja refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm: Kjo dëshmon se do t’i dënojnë krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesat u dorëzuan më 3 dhe 4 prill 2025, pas dëgjimit të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë. Ndaj këtij vendimi ka reaguar nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi. Krasniqi tha se ky vendim…

Lajme

21/05/2025 16:41

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesat u dorëzuan më 3 dhe 4 prill 2025, pas dëgjimit të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi.

Krasniqi tha se ky vendim dëshmon se Gjykata Speciale do t’i dënojë krerët e UÇK-së.

”Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së”.

Ai ka bërë thirrje që të kundërshtohet kjo gjykatë për të kërkuar gjykim të pavarur dhe sovran.

Postimi i plotë:

ALARM!🚨 Krejt vëmendja në Hagë, ju lutem.

Ka plot persona që kanë përcjellur procesin e gjyqit në Hagë, që kanë shpresuar se krerët e UÇK-së mund të lirohen e të mbrohen në liri, pasi Prokuroria të përfundojë dëshmitarët e saj.

Edhe vet e kam pas një troh shpresë!

Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së.

Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime!

Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë:

Gjyq fer, të pavarur dhe sovran