Nimani: Opozita e paqartë në qëndrime

Analisti Artan Nimani ka thënë se është interes kombëtar zgjedhja  problemeve politike në vend mes partive. Ai ka thënë se fitues i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje dhe se e drejta demokratike e ligjore e ka me krijua qeverinë. Nimani beson se partitë e deri tanishme opozitare (PDK, LDK e AAK) po dojnë me gjetë shkas…

Lajme

14/04/2025 19:59

Analisti Artan Nimani ka thënë se është interes kombëtar zgjedhja  problemeve politike në vend mes partive.

Ai ka thënë se fitues i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje dhe se e drejta demokratike e ligjore e ka me krijua qeverinë.

Nimani beson se partitë e deri tanishme opozitare (PDK, LDK e AAK) po dojnë me gjetë shkas për siç thotë ai “mos me hy në lojë se sa me hy në lojë”.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka marrëveshje politike mes VV-së dhe ndonjërës parti opozitare.

“As me PDK-në, as me LDK-në, as me AAK-në dhe as me Limajn e Nismës social demokrate. Nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar apo të dakorduar për krijimin e institucioneve… se çka ndodh sonte dhe deri nesër në ora 10:00 është problem tjetër se nuk e dimë”, ka thënë ai në Dukagjin.