Nigeri: 50 studentë të vrarë në gjumë
Dyshohet se një grup islamik ka kryer sulmin në një kolegj në veri-lindje të Nigerisë, duke lënë të vdekur më shumë se 50 studentë.
Bota
Ata u vranë derisa po flinin në dhomat e tyre në Kolegjin e Agrikultures në shtetin Yobe.
Veri-lindja e Nigerisë është në gjendje të jashtëzakonshme në mes të kryengritjeve të islamistëve nga grupi Boko Haram.
Boko Haram është duke luftuar për të përmbysur Qeverinë e Nigerisë dhe për të krijuar një shtet islamik, dhe deri më tani ka realizuar disa sulme nëpër shkolla.
Shifrat e sulmit më të fundit ndryshojnë, por një politikan i zonës ka treguar për BBC’në se më shumë se 50 studentë janë vrarë.
Një dëshmitarë i agjencisë së lajmeve Reuters ka numëruar 40 trupa në spital, shumica të rinj që besohet të jenë studentë.
Një përfaqësues i Kolegjit, që foli me Associated Press, gjithashtu tha se numri i të vdekurve është ndoshta më shumë se 50, duke shtuar se forcat e sigurisë akoma janë duke kërkuar për trupa dhe se 1000 studentë kanë arritur që të ikin nga kampusi.
Sulmuesi u kishte vënë zjarrin edhe klasave, tregoi për agjencinë France-Presse, zëdhënësi i ushtrisë i shtetit Yobe, Lazarus Eli.
Kolegji i cili u sulmua është në distriktin e Gujba.