Nicole si një sirenë

Nicole Scherzinger dukej si një sirenë e detit, në natën finale të ‘X Factor’. Duket se këngëtarja amerikane e kishte ndërmend të ishte në qendër të vëmendjes të shtunën mbrëma, me trupin e saj fantastik, të cilit iu shtua bukuria nga një fustan i tejdukshëm me ngjyrë ari dhe me vija të zeza, i cili…

ShowBiz

16/12/2013 16:00

Nicole Scherzinger dukej si një sirenë e detit, në natën finale të ‘X Factor’. Duket se këngëtarja amerikane e kishte ndërmend të ishte në qendër të vëmendjes të shtunën mbrëma, me trupin e saj fantastik, të cilit iu shtua bukuria nga një fustan i tejdukshëm me ngjyrë ari dhe me vija të zeza, i cili tregonte shumëçka.

Kur fliste ajo, shikuesit e harronin se kjo ishte një garë mes këngëtarësh të rinj. Nicole u shfaq me bukurinë e saj edhe të dielën në ‘Wembley Arena’ të Londrës. Me siguri, ish i dashuri i saj, Lewis Hamilton, do të donte ta kalonte natën me të, të shtunën mbrëma…