Nicole Scherzinger ‘aksident’ në xhirimet e klipit të ri

Krijuesja e shumë hiteve të njohura, Nicole Scherzinger ka pësuar një ‘aksident’ të vogël duke treguar të brendshmet e saj gjatë xhirimeve për klipin e saj të ri.

ShowBiz

20/05/2014 13:36

Nicole ishte duke xhiruar pjesët e klipit të ri në plazhin e Malibus, plazh ky që frekuentohet shumë edhe nga këngëtarët e tjerë.

Këngëtarja kishte te veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë të kombinuar me ngjyrën e kaltërt.

Gjatë një pjese, ajo e ngre fustanin me duar më shumë se që duhej dhe kështu në mënyrë aksidentale i tregoi të brendshmet e saj, gjë që u mirëprit shumë mirë nga fansat.