Ngritja e inflacionit për 6 muaj, nga 0,7% në 3 %, Muharremi: Ky është menaxhim skandaloz i ekonomisë
Kosovarët janë duke u përballur me çmime të larta, e jetë të vështirësuar sa i përket ekonomisë. Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka treguar nivelin e rritjes së inflacionit nga nëntori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti. Bazuar në statistikat e ASK-së, Muharremi vlerësoi se gjatë kësaj periudhe kohore inflacioni…

Lajme
Kosovarët janë duke u përballur me çmime të larta, e jetë të vështirësuar sa i përket ekonomisë.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka treguar nivelin e rritjes së inflacionit nga nëntori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti.
Bazuar në statistikat e ASK-së, Muharremi vlerësoi se gjatë kësaj periudhe kohore inflacioni është rritur për 3 për qind.
Ai tha se kjo tregon menaxhimin skandaloz të ekonomisë, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
INFLACIONI: Nga 0,7% në 3,0%
Ky është trendi i inflacionit, rritjes së çmimeve në Kosovë nga nëntori/dhjetori deri në prill sipas burimeve zyrtare të ASK. Nga 0,7% nëntor, arritëm në 3,0% në Prill. Kjo ende pa hyrë në fuqi rritja skandaloze dhe kriminale për ekonomi e kostos së energjisë. Dmth pritet me eskalu ende.
Një menaxhim skandaloz i ekonomisë së Kosovës që e varfëron qytetarin dhe familjen duke e goditur fuqinë blerëse dhe që e dobëson prodhuesin dhe bizneset vendore me rritje të çmimit të energjisë deri mbi 200% (si kanë raportuar publikisht).
INFLACIONI/ÇMIMET 2025
Pril 2025: 3,0%
Mars 2025: 2,9%
Shkurt 2025: 1,7%
Janar 2025: 1,5%
Dhjetor 2024: 1,1%
Nentor 2024: 0,7%
Disa indikatore Pril 2025 (disa produkte/sherbime)
-Kafja, çaji dhe kakao 16,4%
-Transportit 13,1%,
-Pemët 11,1%
-Vajrat dhe yndyrnat 11,1%
-Mishi 10,1%
-Qumështi, djathi dhe vezët 7,9%./Lajmi.net/