Ngritën tre gishtërinj si “paramilitarët serbë” gjatë tubimit në Skenderaj, PZAP gjobit Vetëvendosjen me mijëra euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje. Në kuadër të një numri të madh të gjobave që janë shqiptuar për këtë parti politike është edhe pranimi i një ankese që është bërë në kuadër të tubimit që mbajti VV-ja në Skenderaj. PZAP ka gjobitur me 35 mijë euro gjobë VV-në për…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje.
Në kuadër të një numri të madh të gjobave që janë shqiptuar për këtë parti politike është edhe pranimi i një ankese që është bërë në kuadër të tubimit që mbajti VV-ja në Skenderaj.
PZAP ka gjobitur me 35 mijë euro gjobë VV-në për një seri shkeljesh, e më së shumti për gjuhë dhe nxitje të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë.
Në mesin e këtyre ankesave të bazuara që çuan deri tek gjobitja e Vetëvendosjes është edhe ankesa se në tubimin e tensionuar të zhvilluar në Skenderaj u ngritën “Tre gishta lartë, gjest i cili është simbol ekskluziv serb, i cili në tri vitet e fundit ka marrë ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e fundit të zhvilluara në Ballkan”.
PZAP ka gjobitur vazhdimisht partitë politikë në vend përgjatë shkeljeve në fushatë, e Vetëvendosje mori shumë prej këtyre gjobave, të ngjashme me këto ku përfshihen 35 mijë euro./Lajmi.net/
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/02/Anr.244-Vendim.pdf