Ngriten dyshime se ka pasur gabim në llogaritjen e votave për qeverinë Hoti

Analisti politik, Blerim Vela, ka hedhur dyshime mbi numrin e deputetëve që kanë votuar qeverinë Hoti sot në Kuvend.

Lajme

03/06/2020 14:41

Ai ka thënë se rezultati i deklaruar nga kryesuesi i seancës nuk ishte i saktë për një arsye.

“Kryesuesi njoftoi se ishin 86 vota total nga te cilat 61 vota per, 24 kunder dhe 1 abstenim”, ka shkruajtur Vela.

“Ne seance sipas pamjeve dhe deklaratave publike kane qene 2 vota abstenim. Ajo e Donika Kadaj Bujupit te AAK dhe Fatmir Rexhepit te LDK”, ka hedhur dyshimet Vela.

Postimi i plotë në Facebook:

Rezultati i deklaruar nga kryesuesi i seances se Kuvendit nuk eshte i sakte! Ai njoftoi se ishin 86 vota total nga te cilat 61 vota per, 24 kunder dhe 1 abstenim.

Ne seance sipas pamjeve dhe deklaratave publike kane qene 2 vota abstenim. Ajo e Donika Kadaj Bujupit te AAK dhe Fatmir Rexhepit te LDK.

Pra, duhet te sqarohet rezultatit i votimit sa me pare sepse nuk eshte e mundur qe te jene 86 vota ne total dhe te jene 61 per, 24 kunder dhe 2 abstenime. /Lajmi.net/