Ngriten dyshime se Jozi gjatë prime-t mbrëmë shau babain e Loredanës, derisa ky i fundit nuk aprovoi lidhjen e tyre

Pas takimit emocional me vajzën e tij Loredanën në shtëpinë e Big Brother, babai i saj pati një bisedë të drejtpërdrejtë edhe me Jozin, duke shprehur hapur mendimin e tij për lidhjen mes tyre. Ai theksoi se nuk është dakord me zhvillimin e një marrëdhënieje romantike në një format televiziv, siç është Big Brother, dhe…

ShowBiz

26/01/2025 15:16

Pas takimit emocional me vajzën e tij Loredanën në shtëpinë e Big Brother, babai i saj pati një bisedë të drejtpërdrejtë edhe me Jozin, duke shprehur hapur mendimin e tij për lidhjen mes tyre.

Ai theksoi se nuk është dakord me zhvillimin e një marrëdhënieje romantike në një format televiziv, siç është Big Brother, dhe shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këtë situatë.

“Qofsh i nderuar, i respektuar. Keni ardhur për një program televiziv, dhe pashë disa fragmente që nuk përputhen me programin ku jeni, me atë që keni nxjerrë në pah. Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, programin tënd. Nëse ju ka ndezur diçka, ka kohë që t’i shtyni më tutje ose t’i ndërprisni aty. S’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre aty. Jemi shqiptarë, ne kemi tradita”, u shpreh babai i Loredanës.

Në një ton të respektueshëm, Jozi i dha përgjigjen e tij, duke thënë: “E vlerësoj, do të mundohem”.

Mirëpo në një moment Jozi teksa ishte në dhomën e gjumit me banorët e tjerë dhe po e ndëgjonte babain e Loredanës është kapur një sekuencë ku Jozi duket se ofendon babain e saj.

“Të q**fsha r**bt”, shihet të ketë thënë Jozi në video.

Për këtë reagoi edhe ish-banori i Big Brother Vip Albania1, Meridian Ramcaj i cili ka publikuar videon.

Mbetet të shihet nëse ka qenë kjo e vërtetë apo jo. /Lajmi.net/