Ngrënia e mishit të kuq çdo ditë mund të shtojë rrezikun e vdekjes së mëhershme

Ngrënia e gjashtë riskave përshutë apo tri salçiçeve mund të shtojë rrezikun e vdekjes së hershme, sipas një studimi.

Lifestyle

11/04/2019 11:21

Një studim tregoi se burrat që hanin më shumë se 200g mish në ditë ishin 23 për qind më të rrezikuar të vdisnin në 20 vitet e ardhshme sesa ata që hanin më pak se 100g, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit vunë në dukje se burimi kryesor i proteinave tek pjesëmarrësit ishte mishi i kuq, i cili ka qenë i lidhur me sëmundjen e zemrës dhe kancerin e zorrëve, sipas studimeve të mëparshme.

Gjetjet, nga studiuesit finlandezë, shtojnë më tutje mbështetje rreth argumenteve të rreziqeve të mishit të kuq.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Finlandës Lindore dhe u drejtua nga Heli Virtanen, një dietist i regjistruar. /Lajmi.net/