“Ngjyra e kuqe shumë i ngjan” / Syla flet për shamiat e kuqe të VV-së
Analisti Valon Syla ka komentuar vendosjen e shamijave të kuqe nëpër sheshe të qyteteve të Kosovës.
Lajme
Ai ka thënë se këto janë vendosur nga VV pasi ky subjekt asnjëherë nuk është distancuar nga të quajturit si “parti e kuqe”.
“Shamiat e kuqe së pari u shfaqën më 17 nëntor 1944 në Tiranë kur Enver Hoxha e mori pushtetin”, ka thënë ai duke bërë një lidhje me Partinë e Punës që udhëhoqi Shqipërinë për disa vite me radhë ne nje sistem autoritar.
Tutje ai ka bërë edhe një referencë me një këngë të njohur.
Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, tha ai.
Në panle gjithashtu u kritikua fushata e LDK-së duke thënë se ata janë pajtuar me rolin në opozitë.
Gazetari Parim Olluri ka analizuar fushatën elektorale të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa po paraqitet e molisur.
“Më ka çudit LDK-ja. Kam prit se kanë me qenë më të zëshëm kundërt VV-së sepse është llogaritë si partia e dytë në vend”, thotë Olluri.