Ngjiti 14 majat më të larta në botë, Rama për Uta Ibrahimin: Krenaria jonë kombëtare, dëshmi e forcës së shpirtit kosovar
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se alpinistja shqiptare Uta Ibrahimit është ngjitur në majën Kanchenjunga duke përmbyllur kështu një ‘’rrugë të jashtëzakonshme’’, me 14 majat me të larta në botë. Rama ka thënë Ibrahimit është e para në Ballkan dhe e para grua shqiptare që e arrin këtë sukses. Postimi: Uta…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se alpinistja shqiptare Uta Ibrahimit është ngjitur në majën Kanchenjunga duke përmbyllur kështu një ‘’rrugë të jashtëzakonshme’’, me 14 majat me të larta në botë.
Rama ka thënë Ibrahimit është e para në Ballkan dhe e para grua shqiptare që e arrin këtë sukses.
Postimi:
Uta Ibrahimi ka shkruar histori, dhe me të, edhe emrin e Kosovës në majat më të larta të botës! ⛰️
Ngjitja e saj në majën Kanchenjunga, shënon përmbylljen e një rruge të jashtëzakonshme: 14 majat më të larta në botë, të gjitha të pushtuara nga guximi, qëndrueshmëria dhe zemra e një vajze nga Kosova.
E para në Ballkan, e para grua shqiptare që arrin këtë sukses.
Kjo nuk është thjesht arritje sportive. Është një dëshmi e forcës së shpirtit kosovar.
Urime, Uta! Krenaria jonë kombëtare.
Me ty, edhe Kosova ngjitet më lart.