Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.
Në kuadër të këtyre ngjarjeve është edhe takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.
Ngjarjet e ditës:
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të nënshkruajë Marrëveshjen për partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 09:00)
Koalicioni i OJQ-ve (IKD, GJPS, Fol, Çohu dhe Colombus) organizojnë tryezën me temën “Reforma në Drejtësi”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
Hapet ekspozita “Identiteti” e Dashamir Gurabardhit. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. Në fund të takimit, Osmani dhe McKee do të deklarohen për medie. (Kabineti i Presidentes, ora12:00)
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Zyrën e UNICEF-it, organizojnë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 13:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Parashkrimi i Korrupsionit” – rezultat i monitorimit të sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00)
Këshilli Rinor Kosovar, në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt, shënojnë Ditën e Vullnetarizmit. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)
Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” do të publikojë raportin “Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 15:15)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit, ora 15:45)/Lajmi.net/