Ngjarjet e ditës së sotme

Më poshtë ju sjellim ngjarjet e datës 12 shkurt.

Lajme

12/02/2019 07:28

09:00

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Objekti i Universitetit “Haxhi Zeka”, Pejë).

10:00

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) do të mbajë ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës “Mjedisi i Pastër”. Me këtë rast do të nënshkruhen marrëveshjet tripalëshe mes MMPH-së, organizatës GIZ dhe kryetarëve të Komunave të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

10:00

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Konektivitet për Zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë).

10:00

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali).

10:00

Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të mbajë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Pejë dhe me drejtorët e shkollave të komunës së Pejës, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Pejë).

10:00

Zv.ministri i Arsimit, Azem Guri, dhe përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit drejtorët e shkollave të komunës së Skenderajt, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Skenderaj).

10:00

Zv.ministrja e Kulturës, Leonora Morina-Bunjaku, dhe përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të komunës së Fushë-Kosovës, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Fushë-Kosovë).

10:30

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon barometrin “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

11:00

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017 dhe diskuton për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).

11:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA). (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

12:00

Promovohen librat “Kohë ëndërrimesh” dhe “Kohë zhgënjimesh”, të autorit Ismail Kastrati. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë).

12:00

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet organizon vallëzimin tradicional. (Sheshi “Zahir Pajaziti”).

12:30

Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi, mban konferencën “Komuniteti serb në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

13:00

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, pret në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).

13:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projekt-Kodin e Procedurës Penale etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N204).

13:00

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Projektligjin për Diasporën. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

13:00

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim formon grupet e punës sipas Planit të punës së Komisionit, për vitin 2019. (Kuvendit i Kosovës, salla N10).

13:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor informohet lidhur me grantet e Ministrisë së Bujqësisë nga zv.ministri dhe sekretari i Përgjithshëm. (Kuvendi i Kosovës, salla N 225).

14:00

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

14:00

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) lanson raportin “Mekanizmat socialë të llogaridhënies si mjete të suksesshme në rritjen e përgjegjësisë institucionale: Dy raste studimi në Kosovë”. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë).

14:00

Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të mbajë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Istog dhe drejtorët e shkollave të kësaj komune, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Istog).

14:00

Zv.ministri i Arsimit, Azem Guri, dhe përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të komunës së Drenasit, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drenas).

15:30

Zv.ministrja e MKRS-së, Leonora Morina-Bunjaku, dhe përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe me drejtorët e shkollave të komunës së Shtimes, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Shtime). /Lajmi.net/