Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së “Kthesës së Kamzës”, është sulmuar nga një person. Autori, i identifikuar si Dorian Kasa, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt, raporton euronews.…

Lajme

05/06/2026 15:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së “Kthesës së Kamzës”, është sulmuar nga një person.

Autori, i identifikuar si Dorian Kasa, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt, raporton euronews.

Fatmirësisht, efektivi ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

Dorian Kasa është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij por dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor.