Ngjarje e rëndë në Bablak të Ferizajt, 88 vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një 88 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:05, në fshatin Bablak të Ferizajt. Lidhur me rastin është deklaruar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës nga Ferizaj. “Në vendngjarje kanë…

Lajme

18/11/2025 16:42

Një 88 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:05, në fshatin Bablak të Ferizajt.

Lidhur me rastin është deklaruar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës nga Ferizaj.

“Në vendngjarje kanë dalur njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat po merren me rastin. Për informacione të tjera, do të njoftoheni me raport vijues. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori I shtetit”, tha ai.