Ngjarja tragjike në Prizren, nga QKUK-ja japin detaje për gjendjen shëndetësore të 10 vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit. Një person dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare. Rasti për lajmi.net, u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. Sipas policisë dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij…

Lajme

06/05/2025 09:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit.

Një person dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.

Rasti për lajmi.net, u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Sipas policisë dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij 35 vjeç dhe dy vajzat. Po ashtu sipas Bytyçit, vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Pas krimit të kryer në Prizren, i dyshuari (shtetas turk) ka lënduar edhe veten me mjet të mprehtë.

“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica” në Prizren  ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore  nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thikë në dorë. Në atë drejtim janë nisur  4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15-vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë.I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja  e tij 35 vjeçare. Të gjithë këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”, thuhet nga Policia e Kosovës,

Lidhur me këtë për lajmi.net, ka folur, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se e mitura aktualisht ka gjendje stabile.

“Është ekzaminu tek ne, aktualisht e ka gjendjen stabile kaq mund të them për momentin”, ka thënë Syla.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, teksa ende nuk dihet shkaku i kësaj tragjedie. /Lajmi.net/