Ngjarja që bëri bujë, problemi mes Noizyt dhe Albert Krasniqit deri tek pajtimi mes tyre

Në vitin 2016 kishte ndodhur rrahja në Prishtinë mes reperit Rigels Rajku i njohur në estradë si Noizy dhe të ndjerit Albert Krasniqi.

ShowBiz

28/01/2021 10:30

Rivalitetit mes dy labelave “Babastars” dhe “OTR” kishte eksaluar jo vetëm me “diss” ndaj njëri-tjetri por datën e 13 qershorit në vitin 2016 me plumba dhe grushta, shkruan lajmi.net.

Në qendër të Prishtinës, kishte ndodhur ngjarja në të cilën ndërhyri policia madje edhe arrestoi ata që u përfshinë në ngjarje.

Anëtarët e “OTR” dhe “Babastars” u përleshën mes vete ku pjesë e kësaj kishte qenë edhe i ndjeri Albert Krasniqi i cili në atë vit ishte pjesë e grupit “Babastars”.

Noizy nga “OTR” ishte përleshur me reperin Cozman dhe Albert Krasniqin nga “Babastars”. Albert Krasniqi akuzohej se shtiu me armë në drejtim të tokës dhe plumbi preku Noizyn, ndersa ky i fundit kishte goditur me grushta Albert Krasniqin.

Dyshja u akuzuan nga Gjykata dhe u dënuan, Noizy ishte dënuar me 2 mijë euro gjobë kurse Albert Krasniqi me 8 mijë euro po ashtu 6 muaj burg me mundësi konvertimi në gjobë.

Megjithatë pas gjithë problemi mes tyre dyshja dy vjet pas problemit mes vete i shtrin dorën njëri-tjetrit dhe u pajtuan.

Noizy ishte i pari që u deklarua për këtë rast. Në deklarimin e tij gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Noizy tha se ndihet keq për konfliktin në të cilin ai kishte mbetur i plagosur.

“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem me të vërtetë fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhë, ne jemi të rinj dhe ne e kemi falë njëri- tjetrin. Kemi vendosë që të kaluarën ta lëmë prapa. Jemi takuar edhe me familjen e Albertit dhe me familjen time, kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa”, citohet të ketë thënë Noizy para gjykatës.

Pas tij, fajësinë e pranoi edhe Albert Krasniqi, ku kishte thënë: “Po e pranoj fajësinë dhe ndjehem shumë keq për rastin që ka ndodhë. Ne jemi pajtuar dhe tash jemi miq” .

Tutje, në muajin tetor në vitin 2016 kur Albert Krasniqi ishte ende në burg ishin takuar babai i tij me babain e Noizyt duke u pajtuar mes vete.

Ndryshe, ditën e djeshme Albert Krasniqi ka ndërruar jetë nën dyshimet se është vrarë nga babai i tij, Skënder Krasniqi./Lajmi.net/