Ngjarja në rrugën “Muharrem Fejza” – Arrestohet një person i dënuar për narkotikë dhe në kërkim për dhunë në familje

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar sonte një person të dënuar për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe i cili ishte në kërkim edhe për “Dhunë në familje”. Bëhet fjalë për T.B., 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili më parë ishte dënuar me 2…

Lajme

30/10/2025 22:48

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar sonte një person të dënuar për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe i cili ishte në kërkim edhe për “Dhunë në familje”.

Bëhet fjalë për T.B., 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili më parë ishte dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale lidhur me narkotikët, transmeton lajmi.net.

Gjatë operacionit, policia i ka gjetur të dyshuarit edhe një sasi të substancave narkotike. Pas arrestimit, T.B. është dërguar në vuajtje të dënimit, sipas vendimit të gjykatës.

Raporti i plotë mbi rastin: 

Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Prishtinë, 30 Tetor 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, sonte nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar: ·T.B, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe në kërkim si i dyshuar për “Dhunë në familje” Po ashtu, gjatë operacionit të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit./lajmi.net/