Ngërçi politikë – Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani për takim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa osmani, duke thënë se ai gjithmonë ka qenë për ura bashkëpunimi. Kurti pas vënies së gurthemelit të dy urave që lidhin veriun me jugun e Mitrovicës, ka thënë se siç…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa osmani, duke thënë se ai gjithmonë ka qenë për ura bashkëpunimi.
Kurti pas vënies së gurthemelit të dy urave që lidhin veriun me jugun e Mitrovicës, ka thënë se siç ka marrë pjesë më herët, edhe tash do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Osmani, megjithatë, ai nuk ka dashur të komentojmë më shumë, duke thënë se sot janë temë dy urat.
“Unë gjithmonë jam për ura të bashkëpunimit, rrjedhimisht edhe nëpër takime marrë pjesë por ju po e shini që tema pse kemi ardhë këtu është vendosja e dy urave të reja mbi lumin ibër…….po unë iu përgjigja që kam marrë pjesë më herët, do të marrë pjesë edhe tash, po dy urat janë temë”, tha ai.
Përkundër faktit që ende askush nga Presidenca nuk i ka konfirmuar për KosovaPress, takimin mes saj dhe liderëve politikë, mediat sot kanë shkruar se presidentja, Vjosa Osmani, do të aktivizohet sërish për zgjidhjen e ngërçit politik.
Sipas raportimeve, ajo nesër pritet të takojë liderët e partive politike me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit dhe tejkalimin e krizës politike.
Ndryshe nga hera e fundit, mediat kanë mësuar se kësaj radhe presidentja Osmani liderët do t`i takojë në mënyrë individuale.