Ngërçi i konstituimit të Kuvendit- Presidentja nis konsultimet me liderët e partive politike nga 15 maji

Anipse parashihej që zgjedhjet e 9 shkurtit t’i sillnin vendit një vendim të shpejtë sa i përket formimit të institucioneve, një gjë e tillë nuk ndodhi. Edhe tre muaj pas zgjedhjeve, në Kosovë vazhdojmë të kemi ushtrues detyrë të institucioneve kyçe. Në Kuvendin e Kosovës është arritur që të bëhet vetëm betimi i deputetëve të…

Lajme

12/05/2025 14:49

Anipse parashihej që zgjedhjet e 9 shkurtit t’i sillnin vendit një vendim të shpejtë sa i përket formimit të institucioneve, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Edhe tre muaj pas zgjedhjeve, në Kosovë vazhdojmë të kemi ushtrues detyrë të institucioneve kyçe.

Në Kuvendin e Kosovës është arritur që të bëhet vetëm betimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe asgjë më tepër.

Një seancë më pas, bllokoi gjithçka.

Lëvizja Vetëvendosje vendosi që të propozojë Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit- emër ky që nuk gjeti përkrahje më tepër se sa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë “bllokadë” të krijuar në vendin tonë, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur që të filloj një seri takimesh em liderët e partive politike në vend.

Kjo u konfirmua për lajmi.net nga këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë Kupina për lajmi.net.

Për disa herë radhazi Vetëvendosje hodhi në votim emrin e Haxhiut, votim ky që nuk mori më tepër se 57 vota për.

Madje në dy votime të tjera Haxhiu mori edhe më pak vetëm 54 vota për, derisa nga Nisma social demokratike dhe emri i saj u abstenua -kurse nga PDK, LDK dhe AAK e kundërshtuan atë.

Madje nga këto parti kanë deklaruar hapur se s’do të kenë asnjëherë votë për Haxhiun.

E në lidhje me këtë, Vetëvendosje tentoi ta zgjedhë Haxhiun është në mënyrë tjetër- përmes votimit të fshehtë.

Vetëvendosje hodhi në votim mundësinë e propozimit të emrave për komisionin e votimit të fshehtë.

Por as kjo nuk funksioni.

Partitë nuk pranuan që të propozonin të bëheshin pjesë e një komisioni të tillë duke thënë se ky ndryshim ishte shkelje e Kushtetutës.

Madje pikërisht këtë sot në Kushtetuese e çoi AAK-ja, ku është kërkuar interpretim i Gjykatës Kushtetuese.

Mbetet të shihet nëse takimet me presidenten Osmani do të japin ndonjë shenjë përmirësimi të situatës dhe zhbllokimit të saj.

Vetëvendosje i bëri ftesë publike për koalicion LDK-së, por kjo e fundit refuzoi.

Lumir Abdixhiku si kryetar i LDK-së propozoi një qeveri të tranzicionit ku do të mblidheshin të gjitha partitë shqiptare në Kosovë.

Por as ky propozim nuk mori përgjigje pozitive./Lajmi.net/