Ngërçi në Kuvend, Tahiri: Kjo nuk është rastësi, është strategji e pushtetit aktual për të shtyrë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me dështimin e 24-të të seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës, e nga e cila ka thënë se pushteti aktual është fitues. Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria aktuale po vazhdon të qëndroj në zyrë pa një legjitimet të ri, ndërkohë…

Lajme

01/06/2025 17:14

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me dështimin e 24-të të seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës, e nga e cila ka thënë se pushteti aktual është fitues.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria aktuale po vazhdon të qëndroj në zyrë pa një legjitimet të ri, ndërkohë që sipas tij vendi po përballet me një siguri.

Sipas Tahirit, kjo nuk është rastësi por  është një strategji e qëllimshme për të shtyrë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale të tetorit, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se duke marrë parasysh këtë, opozita duhet të nisë dialogun brenda kampit ish-opozitar, të përgatitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndjekin afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë.

“Në qoftë se VV krijonë qeveri me 61 deputetë kjo është më së miri për ndryshim i cili do të ndodh në fillim të vitit 2026, e në qoftë se nuk krijohet kjo qeveri (unë besoj që nuk e dëshiron Kurti këtë opcion) atëherë duhet të formohet një qeveri opozitare që do të ndërmarrë pesë veprime konkrete në 3 mujat e parë:
– Uljen e çmimit të energjisë (i lehtësohet jeta sektorit privat)
– Rritjen e pagave në sektorin publik (motivohet administrata e shtetit për punë e reforma)
– Anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës;
– Përgatitjen dhe menaxhimin e zgjedhjeve lokale;
– Fillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit, duke qenë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja nëse kjo dështon”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se opozita e ka në dorë largimin e shtabit zgjedhor të VV-së të zgjedhjeve lokale nga qeveria qendrore, e cila përfshin mbi 350 të punësuar politikisht, e që sipas tij do të përdoren si mjet për fushatën komunale.
“Mos ua jepni kohën, mjetet dhe institucionet për ta realizuar këtë pa asnjë përgjegjësi. Përndryshe, kur ta kenë marrë edhe pushtetin lokal, mos t’vajtojmë!”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: