Ngadalëson procesi i largimit  të Jorginho nga Chelsea, agjenti i tij në negociata për rinovimin

Jorginho megjithatë mund të mos largohet nga Chelsea.

Sport

06/07/2022 09:00

Mesfushori  i kombëtares së Italisë, Jorginho vazhdon ta ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Lojtari ka ngadalësuar procesin e largimit nga ‘Stamford Bridge’, me agjentin e tij që është futur në negociata për rinovim kontrate.

“Chelsea është prioriteti”, ka thënë ai për Tuttomercato, transmeton lajmi.net. “Kontrata skadon në vitin 2023”, shtoi tutje agjenti Joao Santos.

“Mendoj se ne do të flasim për rinovimin e kontratës gjatë muajit shtator”, tha mes tjerash ai.

Jorginho lidhej me një rikthim të mundshëm në Serie A, me top katër skuadrat italiane që shiheshin si destinacion i mundshëm për lojtarin. /Lajmi.net/