Ngacmoi dhe kanosi verbalisht në vazhdimësi një femër, arrestohet një person në Prishtinë
Një person në Prishtinë është arrestuar dje në mëngjes. Ai dyshohet se ka ngacmuar dhe kanosur verbalisht një femër, shkruan lajmi.net. Prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. “Prishtinë/23.11.2025-08:10 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi dyshohet se kishte ngacmuar dhe kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim…
Lajme
Një person në Prishtinë është arrestuar dje në mëngjes.
Ai dyshohet se ka ngacmuar dhe kanosur verbalisht një femër, shkruan lajmi.net.
Prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
“Prishtinë/23.11.2025-08:10 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi dyshohet se kishte ngacmuar dhe kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/