Nga variçet deri tek njollat kafe, këto janë ndryshimet që i ndodhin lëkurës suaj gjatë 9 muajve të shtatzënisë

15:08 | 20 Maj 2019

Gjatë pritjes së ëmbël, trupi i nënës ndryshon në funksion të qenies së re, që po zhvillohet brenda saj.

E nëse mendoni se ndryshimet më të mëdha ndodhin brenda organizmit, gaboni.

Në një artikull për revistën online Pure Wow, Dr Omnia M. Samra-Latif Estafan, obstetër dhe gjinekolog i certifikuar në Hamilton, Neë Jersey, tregon për mënyrën se si lëkura juaj mund të ndryshojë gjatë kësaj kohe.

Lëkura mund të shkëlqejë më shumë se zakonisht

Le të fillojmë me aspektet pozitive. “Shtatzënia rrit qarkullimin e gjakut me rreth 50 për qind”, thotë Dr Latif. “Përveç kësaj, trupi prodhon më shumë hormone që shkaktojnë rritje të prodhimit të yndyrës”. Rritja e qarkullimit plus më shumë yndyrë natyrale është e barabartë me shkëlqim.

Ju mund të vini re njolla të errëta në fytyrë dhe qafë

Rritja e hormoneve gjithashtu shkakton që trupi juaj të prodhojë më shumë melanin se zakonisht! Kjo gjë çon në krijimin e njollave të errëta në faqem hundë apo ballë. Këto shenja njihen ndryshe si “maska e shtatzënisë” .

Për të parandaluar që melasma të përkeqësohet, përdorni krem kundra diellit, syze e kapele. Njollat e errëta do të zhduken vetë pasi të lindni.

Ju mund të keni kruarje

Në fund të shtatëzanisë, lëkura në zonën e barkut mund të fillojë t’ju  kruhet në mënyrë të pakontrolluar për shkak të rritjes së tij.  Rrallë, kjo mund të jetë shkak i një gjendje të mëlçisë të quajtur kolesterasi i shtatzënisë, kështu që nëse kruarja është e rëndë, tregojani gjinekologes suaj për ta përjashtuar atë si mundësi.

Gjatë tremujorit të dytë mund t’ju shfaqet një vijë e zezë nga kërthiza deri poshtë pranë organit gjenital.

Quhet  linea tigra, e cila zakonisht gradualisht do të zhduket disa muaj pas lindjes! Por për të ndihmuar në shpejtimin e zbehjes së saj, mjekët rekomandojnë përdorimin e një kremi  që ka vitaminë C ose alga të kuqe.

Mund t’ju shfaqen vena varikoza

Rritja e qarkullimit e gjakut, që e përmendëm më lart, gjithashtu mund të rrisë  presion mbi venat në gjymtyrët tuaj. Për ta shmangur këtë gjë, ecni në këmbë, ushtrohuni rregullisht dhe vishni çorape.