Nga Stoke City në Man Utd
Manchester United e dëshiron portierin e Stoke Cityt, Jack Butland.

Merkato
Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit te Stoke City, Jack Butland, mund ta zëvendësojë David De Gean te Man Utd, nëse spanjolli largohet.
United e kanë vënë Butlandin në listën e tyre dhe mund ta transferojnë atë, në rast se De Gea kalon në Real Madrid, përcjell Lajmi.net nga Daily Mail.
Portieri anglez u transferua te Stoke nga Birmingham City, ndërsa llogaritet si pasardhës i Joe Hart në portën e Anglisë.
Ai i ka bërë disa paraqitje tejet të mira në fanellën e Stoke këtë sezonë, të cilat nuk kanë shkuar pa u vënë re nga drejtuesit e skuadrës nga Old Trafford.