Nga Specialja deklarohen nëse Thaçit i mundësohet apo jo ardhja në Kosovë për ceremoninë e varrimit të babait

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ndërroi jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Haxhi Thaçi ndërroi jetë në QKUK, ku qëndroi për disa muaj me radhë si shkak i gjendjes së r֝ënduar shëndetësore. Gjendja e tij e rënduar shëndetësore kishte bërë edhe që nga ish-presidenti Thaçi të bëhej kërkesë…

Lajme

17/03/2025 11:03

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ndërroi jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi ndërroi jetë në QKUK, ku qëndroi për disa muaj me radhë si shkak i gjendjes së r֝ënduar shëndetësore.

Gjendja e tij e rënduar shëndetësore kishte bërë edhe që nga ish-presidenti Thaçi të bëhej kërkesë disa herë radhazi që ta vizitojë babin, gjë e cila u refuzua.

Thaçit iu mundësua që ta vizitojë tek të enjten, e tri ditë më vonë babai veçse i ndërroi jetë.

E në lidhje me mundësinë që Thaçi të vie për varrimin e babait në Kosovë, lajmi.net ka kontaktuar me Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një përgjigje të dhënë për lajmin, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle tha se personave të paraburgosur iu lejohet të bëjnë kërkesë për arsye humanitare, por pa dhënë përgjigje konkrete nëse do t’i jepet leja Thaçit të jetë i pranishëm në varrim apo jo.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, deklaroi Doyle.

Po ashtu u tha se të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen me kohë nga Dhomat e Specializuara nëse veç do të ketë ndonjë vendim të ngjashëm.

Thaçi qëndroi të enjten për rreth katër orë me babain e tij në spital, por me një siguri ekstreme të policisë.

Ish-presidenti Thaçi pikëllimin për gjendjen shëndetësore të babait e shfaqi qartazi edhe kur u pa duke dalë jashtë objektit të QKUK-së.

Mbetet të shihet nëse atij do t’i mundësohet ardhja, derisa në Burojë të Skenderajt veçse kanë filluar të mblidhen shumë familjarë e miq të familjes Thaçi. Haxhi Thaçi varroset nesër me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/