Nga sot regjistrimi i automjeteve pa gjoba
Letërnjoftimi vetëm 5 Euro për pensionistët.

Lajme
Prej sot qytetarët e Kosovës që nuk i kanë të regjistruara automjetet e tyre vite me radhë për shkak të gjobave mujore nga 20 euro, mund ta bëjnë këtë në të gjitha sportelet e Agjencisë për regjistrim civil pa paguar fare gjobë, shkruan rtv21.tv.
Ky vendim do të vlejë në një kohë të caktuar tremujore.
Po ashtu, sipas drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës, Bekim Hoxha pensionistët për të marrë letërnjoftimin e ri nga sot do të paguajnë vetëm 5 euro në vend të 10 eurove sa ishte deri me tash.