Nga sot lejohet shitja e fishekzjarreve, mirëpo ndalohet përdorimi deri me këtë datë

Nga udhëzimi administrativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që e rregullon mënyrën e prodhimit,tregtimit ,transportit dhe asgjësimit të produkteve piroteknike, si dhe udhëzimeve të MPB-s për pikat e shitjes me pakice të mjeteve piroteknike përcaktohet data e lejes së përdorimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Lajme

19/12/2017 16:49

Lajmi.net në një përgjigje nga Policia e Kosovës raporton se inspekcionet kompetente merren me kontrollin e mjeteve piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është e gatshme të veprojë në rastet kur vlerësohet se është e nevojshme intervenimi policor.

Policia e Kosovës bën të ditur  se shitja e fishekzjarreve të kategorisë së parë në bazë të udhëzimit lejohet nga data 19 deri më 31 dhjetor.

Mirëpo një pikë e këtij udhëzimi ndalon përdorimin e tyre deri më datën 26 dhjetor, datë nga  e cila lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, e deri më 2 janar.

Ndryshe përdorimi i mjeteve piroteknike ka filluar edhe para kufizimit të udhëzimit administrativ mirëpo nga organet kompetente nuk është ndërmarr ndonjë aksion  konkret për këtë fakt. /Lajmi.net/