Nga sot 5G funksionon edhe në telefonat “Samsung” në Kosovë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se internet “5G” nga Vala, tani e tutje do të jetë funksional edhe në “Samsung”. Rizvanolli tha se “5G” është aktivizuar për disa modele të telefonave Samsung, ndërsa për të tjerët do të aktivizohet gjatë ditëve të ardhshme, transmeton lajmi.net. “Vazhdojmë me rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës me…

Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se internet “5G” nga Vala, tani e tutje do të jetë funksional edhe në “Samsung”.
Rizvanolli tha se “5G” është aktivizuar për disa modele të telefonave Samsung, ndërsa për të tjerët do të aktivizohet gjatë ditëve të ardhshme, transmeton lajmi.net.
“Vazhdojmë me rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës me teknologji moderne 5G e 4G+ në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Rizvanolli.
Postimi i plotë:
5G i VALA tani edhe në telefon Samsung, pas çertifikimit nga Samsung pasi kanë përfunduar analizat teknike të sigurisë kibernetike.
5G është aktivizuar për disa modele të telefonëve të Samsung, ndërsa për të tjerët do të aktivizohet gjatë ditëve e javëve në vijim. Krejt çfarë duhet është të përfundoni përditësimin e rregullt të telefonit.
Vazhdojmë me rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës me teknologji moderne 5G e 4G+ në tërë territorin e Republikës së Kosovës./Lajmi.net/