Nga shtëpia në stadiumet e Botërorit

Nëse nuk keni mundësi që të udhëtoni për në Brazil, për të ndjekur Kampionatin botëror, atëherë mos u dëshpëroni. Google Maps ofron mundësinë që të vizitojmë secilin stadium, pa lëvizur nga shtëpia.

Sport

05/06/2014 21:48

Harroni fluturimet dhe hotelet e shtrenjta, tani mund të zbritni në stadiumet e Kampionatit botëror pa lëvizur vendi nga shtëpia, falë një opsioni të ofruar nga Google Maps.

Me Street View, tani mund të vizitoni secili stadium që do të shfrytëzohet gjatë ngjarjes në Brazil. Derisa shumëkush ka vendosur të shpenzojë mijëra euro për të shijuar atmosferën e garës, Google ka publikuar opsionin falas.

Në të kaluarën kemi mundur të shohim rrugët që dërgojnë në stadiume si ai i famshmi Marcana, por tani ka ndryshuar dhe Google ju mundëson që të hyni brenda dhe t’i shihni arenat nga secili kënd.

12 stadiumet e Kampionatit botëror janë të ndarë rreth Belo Horizonte, Curitiba, Natal, Salvador, Porto Allegre, Brasilia, Fortaleza, Cuiaba, Manaus, Recife, Sao Paulo dhe Rio de Janeiro.

Dëshironi t’ia hidhni një sy?

Thjesht, vetëm klikoni në linkun e më poshtëm ku ju kemi sjellë të gjitha stadiumet. Zgjedhja është e juaja. Kënaquni.

Stadiumet: https://www.google.com/maps/views/streetview/brazils-world-cup-stadiums?gl=us