Nga Shqipëria në Kosove vijnë të kërkojnë para, flasin nga Policia

Në kohën kur duhet të ishin në shkollë duke fituar dituri, ata janë në një situatë tjetër, duke u munduar të fitojnë bukën e gojës. Rrugët e qytetit dhe sheshet në Kosovë janë të mbushura me fëmijë me dorë të shtrirë për të kërkuar lëmoshë. Me apo pa dëshirën e tyre, ata bëhen pjesë e…

Lajme

26/08/2025 19:41

Në kohën kur duhet të ishin në shkollë duke fituar dituri, ata janë në një situatë tjetër, duke u munduar të fitojnë bukën e gojës.

Rrugët e qytetit dhe sheshet në Kosovë janë të mbushura me fëmijë me dorë të shtrirë për të kërkuar lëmoshë.

Me apo pa dëshirën e tyre, ata bëhen pjesë e grupeve të lëmoshkërkuesve.

Në forma të ndryshme kërkojnë para: disa duke lëvizur nëpër kafene, të tjerë duke pastruar dritaret, dhe shumë prej tyre qëndrojnë në prehër të nënave në sheshe të ndryshme të qytetit, raporton Kiks Kosova.

Shpeshherë, të njëjtit përfundojnë në pranga të policisë.

Sipas Policisë në Gjilan, vetëm gjatë vitit 2025 janë hapur 25 raste të lëmoshkërkuesve, të cilët me vete kishin edhe fëmijë të mitur.