Nga Shpendi, me Dashuri
Kurorëzime dashurie në Prishtinë për 29 çifte që kishin caktuar terminin për të thënë \"PO\" në një ditë të shënuar për të dashuruarit. Shpend Ahmeti nuk mungoi në këtë ceremoni.

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë dëshmitar i një kurorëzimi masiv të çifteve sot në sallën e Asamblesë Komunale të Prishtinës.
29 çifte kishin caktuar termin për kurorëzim në një ditë të shënuar për të dashuruarit dhe i pari i Prishtinës nuk kishte se si të mungonte në këtë ceremoni.
Ai ka dalë te dera e ndërtesës së Komunës për t’i pritur çiftet, të cilët të veshur në mënyrë solemne, i dhanë një shije të veçantë festës së parë të Shën Valentinit për Shpend Ahmetin në këtë post.
Fotoreporteri i lajmi.net, Petrit Rrahmani ka qenë në këtë ceremoni dhe me objektivin e tij ka ndalur disa nga çastet e kësaj ngjarje. Shihni fotografitë më poshtë:
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net