Nga shëtitjet me xhipa të zi në qendra tregtare, tek “e urrejnë Mbrojtjen e Afërt” e marrja në secilin event- Osmani ua kthen krahët vajzave të mos duken në media

Presidentja Vjosa Osmani, njihet si një nga politikanet e udhëheqëset e institucioneve shtetërore që ka përdorur më së shumti të gjitha benefitet që i janë dhënë nga pushteti. Madje në shumë raste është raportuar se si falë këtyre benefiteve, përfitime të shumta pati edhe bashkëshorti i saj, por edhe familjarët e tjerë. Anipse shumë herë…

Lajme

25/11/2025 09:27

Presidentja Vjosa Osmani, njihet si një nga politikanet e udhëheqëset e institucioneve shtetërore që ka përdorur më së shumti të gjitha benefitet që i janë dhënë nga pushteti.

Madje në shumë raste është raportuar se si falë këtyre benefiteve, përfitime të shumta pati edhe bashkëshorti i saj, por edhe familjarët e tjerë.

Anipse shumë herë vetë i ekspozoi vajzat e saj e vazhdojnë të jenë prezente thuajse në secilin event të organizuar – mbrëmë ajo tentoi që t’i “fsheh” ato nga mediat.

Presidentja e cila thirret në demokraci, respektim të Kushtetutë, lirisë së mediave e gjithçka tjetër e që shpesh herë tentoi të duket si e tillë mbrëmë vazhdimisht u kthente vajzave shpinën kah mediat.

Osmani duke mos dashur që ato të kapen nga kamerat, anipse tanimë janë fytyra publike të bëra nga vetë ajo, shihet teksa i kthen krahët kamerave.

Siç duket të gjitha benefitet që ato kanë, nga përcjellja Mbrojtja e Afërt gjatë 24 orëve, më pas përdorimi i xhipave të zi për secilën lëvizje të tyre madje edhe për qefet që kanë për të vizituar qendrat tregtare, udhëtimi i tyre nëpër vende të ndryshme të botës falë postit që mbanë Vjosa Osmani, largimi nga shkolla publike (si shkak i erës së keqe që kutërbonte aty), e dërgimi në shkolla private e shumëçka tjetër- Vjosa Osmani mendon se do të duhej që ato t’ia kthenin shpinën mediave duke tentuar që kinse t’i ruaj ato nga mediat të cilat në shumë raste në fakt e ndihmuan edhe vetë Osmanin.

Duke dashur që të tingëllojë sa më e ashpër, Osmani në një deklarim publik madje tha se vajzat e saj në fakt “urrejnë Mbrojtjen e Afërt”- pra zyrtarët policorë të cilët kujdesen për sigurinë e saj dhe të vajzave.

Siç duket nga kritikat që kishte për qeverinë Kurti para disa muajve që po i prish punë më Amerikën, Evropën dhe shumëçka tjetër deh se Qeveria Kurti po i sulmon mediat, Osmani tani ka “rrafshuar” këtë raport, e është shndërruar vetë në një kritikuese e të rregullt të mediave./Lajmi.net/

https://www.facebook.com/share/r/1C2BdxXTZY/