Nga protesta e dhunshëm ndihmë mjekësore kërkuan 170 persona
Dhuna e përdorur në protestën e një dite më parë, ka bërë që 170 persona të kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar.
Lajme
Sipas zyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, rastet e para në ditën e djeshme kanë filluar të vijnë rreth 13:00 në QKUK, si pasojë e lëndimeve në protestë.
“Në tërësi ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar. Stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika”.
“Furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë, po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek Rezonanca Magnetike”,thuhet në njoftimin .