Nga problemet me kockat tek kanceri i gjirit, zbuloni pse duhet të hani fara susami çdo ditë

Farat e susamit janë një ndër burimet bimore më të rëndësishme të kalciumit.

Lifestyle

18/01/2021 16:42

Edhe pse të vogla në madhësi, farat e susamit janë një nga produktet më të shëndetshme dhe dobiprurëse për organizmin, shkruan “Prevention”.

Në qoftë se deri më sot keni menduar se përodren vetëm në bukë apo ëmbëlsira, pasi të lexoni këtë artikull do të ndryshoni mendim sepse këto fara janë një minierë vlerash ushqyese si: vitamina, antioksidantë, proteina, zink, magnez, kalcium, selen dhe kripëra minerale, transmeton lajmi.net.

FORCOJNË KOCKAT:

Farat e susamit janë një ndër burimet bimore më të rëndësishme të kalciumit. Në qoftë se jeni intolerantë ndaj laktozës, por doni kocka dhe dhëmbë të fortë, konsumoni sa më shumë fara susami.

Këto të fundit janë shumë të rëndësishme për gratë pas menopauzës, periudhë në të cilën janë më të rriskuara nga osteoporoza.

ULIN NIVELIN E KOLESTEROLIT TË KEQ NË GJAK:

Farat e susamit kanë në përmbajtjen e tyre acid folik dhe vitamina të grupit B, të cilët ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak (LDL) dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL). Farat e susamit mbajnë gjithashu nën kontrolli presionin arterial.

LUFTOJNË KAPSLLËKUN DHE ÇHELMOJNË MËLÇINË:

E dinit që mjaftojnë 50 gr fara susami në ditë për të mbajtur nën kontroll kapsllëkun? Duke qenë se janë të pasura me fibra, këto fara janë shumë efektive nëse vuani nga sindroma e zorrës së irrituar dhe fryrja e tepërt pas ngrënies.

Farat e susamit kanë në përmbajtjen e tyre sesaminë, një enzimë detoksikuese shume e rëndësishme për mëlçinë. Kjo enzimë mbron indet hepatike nga veprimi i radikaleve të lira.

PËRMIRËSOJNË QARKULLIMIN E GJAKUT DHE PARANDALOJNË RËNIEN E FLOKËVE:

Farat e susamit janë të pasura me zink, një mineral shumë i rëndësishëm që përmirëson qarkullimin e gjakut. Antioksidanët e farave të susamit, të kombinuara me proteinat komplekse janë një aleat i shkëlqyer për të parandaluar rënien e flokëve.

PARANDALOJNË KANCERIN:

Hulumtimet e fundit kanë provuar se një regjim i pasur me yndyrna të shëndetshme dhe susam ul ndjeshëm rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme të kancerit, si ai i zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Gjithçka lidhet me efektin kancerogjen të selenit dhe acidit fitik. /Lajmi.net/